Protestuesit përplasen me policinë në Shkup

Punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara dje në Shkup gjatë një protestë u përplasën me forcat policore para Qeverisë në Shkup.

Protestuesit kanë synuar për të hyrë në Qeveri, mirëpo gjatë ndalimit të tyre nga policia, ata kanë nisur përplasjet duke u ndeshur me policinë, por më pas ata janë anashkaluar. Në këtë moment policia ka arritur që të ndalojë udhëheqësen e protestave, Liljana Georgievskën, e cila është kryetare e shoqatës së punëtorëve të falimentuar UNIT. Përveç saj është arrestuar edhe një protestues tjetër nga shoqata “Solidariteti”.

Protestuesit janë ankuar se forcat policore kanë përdorur dhunë ndaj tyre dhe se synohen skenaret ukrainase dhe boshnjake.

“Ne po jetojmë në një regjim që dëshiron të na imponoj Bosnjën dhe Ukrainën. Me këtë rrahje të popullit nuk është mirë. Por nëse duan që të rrihemi, do të përgaditemi herën tjetër dhe kjo nuk na frikëson. Do të luftojmë deri në fund për të drejtat e tona”, theksoi para gazetarëve, kryetarja e protestuesve Liljana Georgievska.
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka dënuar ndërhyrjen policore, ndërsa MPB përmes një komunikate ka reaguar duke theksuar se protestuesit kanë nxitur dhunë dhe se ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale për prishjen e rendit dhe qetësisë. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakTurqi: Presidenti i humbi mijëra mbështetës në Twitter
Artikulli vijuesUkrainë: 25 të vdekur në përleshjet mes protestuesve dhe policisë