Turqi: Presidenti i humbi mijëra mbështetës në Twitter

Mediat në Turqi raportojnë se afro 78 mijë njerëz më pak po e ndjekin aktivitetin e presidentit, Abdullah Gul, në rrjetin Twitter, pasi ai e nënshkroi një legjislacion kundërthëmnës, me të cilin shtohet kontrolli i qeverisë ndaj Internetit.

Presidenti Gul, që i ka më se katër milionë mbështetës në Twitter, mbrëmë vonë ka shpallur se e ka nënshkruar legjislacionin, pas garantimeve që i ka marrë nga qeveria se dy nenet e konstesuara për kontrollin e Internetit do të plotësoshen.

Ky legjislacion ka shkaktuar një fushatë me të cilën njerëzit e kanë ndalur përfshirjen e tyre në ndjekjen e veprimtarive të presidentit Gul në Twitter, ndërsa gazeta Hurriyet ka raportuar sot se ai gjatë natës i ka humbur afro 78 mijë mbështetës./bs/kohaislame

Artikulli paraprakAnonimiteti në internet
Artikulli vijuesProtestuesit përplasen me policinë në Shkup