Një grup protestuesish kanë rrënuar bazamentin ku po kryheshin punimet për ngritjen e kryqit 52 metërsh. Ata kanë rrënuar bazamentin, kanë djegur në palmë që ishte pranë, ndërsa më pas kanë vendosur edhe tenda dhe flamuj kombëtarë.
Situata është e tensionuar, ndërsa përreth ka prani të shtuar policore. Një pjesë e protestuesve kanë ngelur aty dhe se kanë paralajmëruar se natën do ta kalojnë në këtë vend. Paraprakisht para turmës foli edhe nënkryetari i BDi-së, Izet Mexhiti, i cili theksoi se nuk duhet të keqpërdoren simbolet fetare për qëllime politike.
|
|