PROVIMI PARA ALLAHUT DHE PROVIMI PARA NJERËZVE
Dallimi mes provimit para Allahut dhe provimit para njerëzve
Provimi para njerëzve: duhet lexuar disa libra të koklavitura dhe të rënda, gjë që ndoshta i harxhon tërë energjinë dhe potencialin e nxënësit.
Provimi para Allahut: duhet lexuar vetëm një libër edhe atë të lehtë, ai është Kur’ani Fisnik!
Provimi para njerëzve: pyetjet janë të panjohura deri në fillimin e provimit.
Provimi para Allahut: pyetjet janë të njohura dhe të qarta para provimit, e ato janë:
1 – Kush është Zoti yt?
2 – Kush është feja jote?
3 – Kush është pejgamberi yt?
4 – Ku e ke harxhuar rininë?
5 – Ku e ke kaluar ymrin?
6 – Nga e ke fituar pasurinë dhe ku e ke harxhuar?
7 – Çka ke bërë me diturinë që ke?
Provimi para njerëzve: nuk t’i tregojnë përgjigjet para provimeve.
Provimi para Allahut: ta tregon përgjigjen shembullore gjatë provimit!
Provimi para njerëzve: mësuesit që i kanë zgjedhur për sqarimin e lëndës janë njerëz gabimtarë.
Provimi para Allahut: mësuesit që i ka zgjedhë Allahu për sqarimin e lëndës së tij janë pejgamberë të pagabueshëm
Provimi para njerëzve: koha e provimit nuk zgjatë më shumë se një orë!
Provimi para Allahut: koha e provimit zgjatë sa jeta edhe 70 vjet, sa të jetë ymri i njeriut.
Provimi para njerëzve: përsëritje ka vetëm një herë, kurse suksesi nuk është i garantuar.
Provimi para Allahut: përsëritje të provimit ka sa herë që do derisa nuk i vjen shpirti në fyt (para gargarasë së fundit), kurse suksesi është i garantuar.
Provimi para njerëzve: nota më e lartë është 100 poena.
Provimi para Allahut: nota më e lartë është 700 dhe Allahu ia shumëfishon sa të dojë, atij që Do.
Provimi para njerëzve: rezultati vetëm për dynja
Provimi para Allahut: rezultati për dynja dhe ahiret
Provimi para njerëzve: harrohet pas kalimit të provimit.
Provimi para Allahut: nuk harrohet kurrë, ruhet në Librin e Qartë.
Provimi para njerëzve: dhurata për kalimin e tij janë letra dhe ngjyrë
Provimi para Allahut: dhurata është xhenneti i amshueshëm
Habitemi me ata që kalojnë në provimet e dynjasë dhe nuk kalojnë provimin para Allahut xh.sh.
Prizren, 02. 01. 2009, MIFTAR AJDINI Burimi: albislam