Qëndro pranë nënës!

Qëndro pranë nënës! (Këshillë nga Abdullah Bane’ema)

Nëse do t’ju tregoja vetëm për një ditë timen!!! Unë kam një dëshirë në zemër dhe ajo është që t’i shërbej nënës sime, pra, t’i bëj asaj mirë.

Këshilluesi në fjalë është i paralizuar për vite me radhë!!!

Para se gjithash, falënderimi i takon Allahut të Lartësuar!

Natyrisht, nënën time e konsideroj gjithçka në jetën time. Kuptohet, e rendit pas Allahut të Lartësuar, madhëruar qoftë përherë! Falënderimi i plotëmerituar i takon Atij, vetëm Atij!

T’ju them të drejtën, nuk di si të shprehem për nënën time. E, vallë, si të di kur çfarëdo që t’ju them për të, nuk mjafton?!
Nëse do t’ju tregoja vetëm për një ditë timen!!! Unë kam një dëshirë në zemër dhe ajo është që t’i shërbej nënës sime, pra, t’i bëj asaj mirë. Jo vetëm një herë, por në çdo vend dhe për çdo rast! Do të doja ta përqafoja…! Elhamdulilah! Vinin pushimet e festat e nëna ime pikëllohej më shumë se unë. Për më tej, nëse do t’ju pyesja ju se kur e keni përqafuar nënën tuaj për herën e fundit???! Kur, pra? Po të them ty që je duke i lexuar fjalët e mia! Kur ishte hera e fundit që e ke përqafuar nënën?
Nëna ime ka pikëllim brenda vetes së saj. Një herë, gjersa ishim në Harem, më pati thënë: “Kam dëshirë që një ditë të hyj në Harem dhe ti të më mbash për të bërë tavaf!”…
Sikur t’ju tregoja, tani, një gjë tjetër… Paramendoni sikur të mos jeni në gjendje të shkoni në toalet për pesë ditë! Pra, pesë ditë pa shkuar në toalet! Çfarë do të bënit? Çfarë do të bënit, pra? Përgjigjmuni! A do të përdornit laksativë? Do ta kishit pirë laksativin dhe asgjë nuk del jashtë. Çfarë do të bënit në këtë rast? Do të shkonit në spital. Tashti nuk mund të shkoni në toalet për dhjetë ditë. Ç’do të bënit? A do të bënit intervenim kirurgjik? Hëm, unë, pra, ka gjashtëmbëdhjetë vjet të tëra që s’kam mundur të shkoj në toalet, veçse në dhjetë ditë apo ndoshta edhe dymbëdhjetë ditë. Si e bëj atë??? A jua merr mendja se shkoj në spital për çdo dhjetë ditë? Jo! Unë kam nënën time! Allahu i dhashtë mirëqenie! Ajo, pra, me duart e veta e pastron gjithë atë që del prej zorrëve të barkut tim! Vetë me duart e veta e e heq dhe e pastron tërë atë! Ju pyes: kush do t’jua bënte këtë përveç nënës suaj? Ndërkaq, ju i jepni përparësi më shumë bashkëshortes sesa nënës suaj! A ndoshta e parapëlqeni birin tuaj më shumë se nënën?! Apo shokun tuaj më shumë se nënën tuaj?! Sidoqoftë, falënderimi i takon Allahut! Pse, vallë, ju janë ngurtësuar aq shumë zemrat? O Allah i Mëshirshëm, na mëshiro me Mëshirën Tënde!
Më tej, një grua më telefonoi, gjersa unë isha duke mbajtur një ligjëratë. Një vëlla imi ,Halidi, e kapi telefonin e ajo i tha: “Dua të flas me Abdullahun!”. Halidi i tha për mua se isha i zënë. Ajo, më pastaj e luti duke iu përbetuar në Allah që të ma kujtonte mua se, nëse unë, si i sëmurë, po privohesha ta përqafoja nënën, ajo ishte e privuar nga përqafimi i bijve të vet, edhepse i kishte dhe i ishin të gjithë të shëndoshë. Pra, do të thotë se asnjëri nga ta nuk shkonte për ta përqafuar! Zemra e secilit prej djemve të saj aq ishte ngurtësuar! Kujdes, prandaj se, në përgjithësi, zemra e gati secilit njeri, është ngurtësuar! Prandaj, kini frikë Allahun e Lartësuar!
Hadithi i Muhammedit, alejhi salatu ue selam, thotë: “Qëndro pranë këmbëve të nënës, për shkak se aty është Xhenneti!”. Ndërkaq, ne reagojmë me forcë ndaj prindërve tanë, gjersa ndaj miqve sillemi me korrektësi!
Poeti thoshte: “Një ditë, një njeri joshi një djalosh të paditur që t’i bënte dëm, duke i thënë djaloshit që t’ia sillte zemrën e nënës së tij e që në kundërvlerë t’i jepte monedha prej xhevahiri si dhe margaritarë. Djaloshi shkoi dhe preu një pjesë nga gjoksi i nënës bashkë me zemrën e saj. Më pastaj, i mori ato që i preu dhe u nis për te njeriu me vrap. Gjatë rrugës u rrëzua për toke për shkak të ngutjes. Kështu, edhe zemra e nënës ra në tokë dhe nisi të rrokullisej e ky s’mund të ngrihej. Zemra e nënës e thirri kur ky u mbulua nga pluhuri dhe i tha: “Biri im! O i dashuri im, a mos je lënduar?”. Befas, megjithëse zëri i zemrës së nënës së tij ishte shumë përdëllyes, u duk sikur zemërimi i qiejve të kishte rënë mbi këtë djaloshin dhe ky e nxori kamën (thikën) për ta vrarë veten, gjë që do të bëhej për të marrë mësim të gjithë ata që ia vënë veshin, porse zemra e nënës i bërtiti duke i thënë: “Ndale atë dorë dhe mos e mbyt zemrën time dy herë në të njëjtin vend!!!”…
Vëllezër të mi! Nëse dikush prej jush ka marrëdhënie jo të mira me nënën ose babanë, që tani, – unë le t’ju jem dëshmi për ju ose kundër jush para Allahut, – sa nuk i është bërë vonë, le të pendohet! I tilli prej jush duhet t’u shkojë e t’ua puthë duart e këmbët! Le të pendohet, pra, para Allahut të Lartësuar!
Shënim: Përmbajtjeve që këshilluesi i ka dhënë me gojë, më është dashur mua, si përkthyes, t’ua jap ndërtimin sintaksor (Përkthyesi)

Autor: Abdullah Bane’ema

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 06.01.2009

Recensoi dhe lekturoi: Ilmi REXHEPI

Artikulli paraprakÇamëria dhe Palestina
Artikulli vijuesPROVIMI PARA ALLAHUT DHE PROVIMI PARA NJERËZVE