Provokim i ri nga Serbia, pas Gazivodës, përvetëson Parkun nacional të Sharrit

Nga Beogradi drejt Kosovës vjen provokimi i radhës për përvetësimin e pronës së saj.

Serbia jo vetëm që pretendon se liqeni i Gazivodës në veri të Kosovës është i saj, por tani thotë se pronë e saj është edhe “Parku nacional Mali i Sharrit” (“Nacionalnog parka Šar planina”, me rreth 23 mijë hektarë.

Ministrja serbe e Bujqësisë dhe e Mjedisit Snezhana Bogosavleviq – Boshkoviq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kanë zhvilluar një takimi me drejtuesit e ndërmarrjes publike “Parku nacional Mali i Sharrit”, për siç thuhet, lidhur me problemet aktuale dhe funksionimin e saj.

Ministria serbe e Bujqësisë dhe Zyra për Kosovën thonë se do të intensifikojnë bisedat dhe do të angazhohen maksimalisht për të “siguruar aktivitetin e papenguar të parkut nacinal, i cili është pronë e mbrojtur e një rëndësie të jashtëzakonshme për Serbinë”!

Siç shkruan gazeta e Beogradit “Danas”, transmeton QIK-u, me parkun nacional qeveris ndërmarrja “Parku nacional Mali i Sharrit”, në përputhje me ligjet dhe dispozitata e Serbisë, të drejtat themeluese të së cilës i zbaton qeveria e Serbisë.

Rajoni i “Parkut nacional Mali i Sharrit”, shtrihet në territorin e komunave Prizren, Shtërpcë, Suharekë dhe Kaçanik, me një sipërfaqe rreth 23 mijë hektarë, prej të cilave rreth 10 mijë hektarë janë pronë shtetërore, ndërsa në pronë private dhe forma të tjera të pronës, rreth 12,5 mijë hektarë.

Artikulli paraprakShitësi mysliman në lot pasi ishte sulmuar nga dikush që "vret mysliman"
Artikulli vijuesShkencëtari sirian-refugjat, emocionon presidentin Obama (Foto)