Shkencëtari sirian-refugjat, emocionon presidentin Obama (Foto)

Themeluesi dhe fotografi i një prej faqeve më të pëlqyera në Facebook “Humans Of New York”, Brandon Stanton këto ditë po qëndron në Turqi ku po kalon kohë me refugjatët sirianë të cilët po presin të transferohen në shtete tjera të botës.
Një prej tyre është ky shkencëtar nga Siria i cili me rrëfimin e tij për Brandonin në “Humans Of New York”, ka bërë që të reagoi edhe vet presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Bëhet fjalë për shkencëtar nga Siria, i cili nga Stambolli ka marrë vesh që do të vendoset së bashku me familjen në Michigan të SHBA-ve, transmeton zeri.info.
Në serinë e publikimeve të rrëfimit të tij që i ka bërë “Human Of New York”, ai ndër të tjera thotë.

“Unë ende mendoj që mund të bëjë ndryshimin në botë. Kam disa zbulime të cilat shpresoj ti patentoj kur të shkoj në SHBA. Një prej zbulimeve të mia tashmë po përdoret në metron e Stambollit, për të gjeneruar energji elektrike nga lëvizja e trenit.

Kam edhe disa skica të tjera për një aeroplan i cili mund të fluturoj për 48 orë pa karburant. Poashtu kam menduar rreth një pajisje e cila mund të parashikoj tërmetet disa javë para se ato të ndodhin.

Mua më duhet vetëm një vend ku mund të punoj. Sot e kam mësuar se do të udhëtoj për në Troy të Michiganit. Nuk di asgjë për atë vend. Shpresoj vetëm që është një vend i sigurt ku respektohet shkenca. Unë dua vetëm t’i rikthehem punës.

Dua që të bëhem person përsëri. Nuk dua që bota të mendoj se kam përfunduar. Unë jam ende këtu”, rrëfen shkencëtari sirian, transmeton zeri.info.
Pikërisht kjo pjesë e fundit e rrëfimit të tij ka bërë që të shkruaj edhe presidenti i SHBA-ve, Barack Obama në faqen “Humans of New York”. Mesazhi i Obamas ka qenë emocionues.

“Si bashkëshort dhe si baba, unë as nuk mund të imagjinoi humbjet që ju keni pësuar. Ju dhe familja e juaj jeni një inspirim. Unë e di që njerëzit e mirë të Michiganit do të ju pranojnë me dashuri dhe mbështetjen që ju e meritoni.

Po, ju ende mund të bëni diferencën në botë, dhe ne jemi të krenar që ju do të ndiqni ëndrrën tuaj këtu. Mirësevini në shtëpinë tuaj të re. Ju jeni prej e asaj që e bën Amerikën të madhe”, ka shkruar në komentin e tij presidenti Barack Obama, transmeton zeri.info.

Ky postim i “Humans of New York”, dhe komenti i presidentit të SHBA-ve, janë pëlqyer, komentuar dhe shpërndarë me mijëra herë në rrjetin Facebook. Ndërkohë që Amerika po bëhet gati për pranimin e kontigjetit të parë të refugjatëve nga Siria.

12339489_1145398662200899_4013413828073674355_o

Artikulli paraprakProvokim i ri nga Serbia, pas Gazivodës, përvetëson Parkun nacional të Sharrit
Artikulli vijuesFyu muslimanët: Donald Trumpit i hiqet grada Honoris Causa