PS: Pas 21 Janarit, Berisha bleu 1.6 milionë euro armë për të kontrolluar popullin

Partia Socialiste ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha se ka shpenzuar miliona euro për blerje armësh me qëllim mbajtjen nën kontroll të turmave. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe në një dalje publike nga selia rozë ka deklaruar se skandali me blerjen e armëve lidhet me dy ministritë e qeverisë “Berisha”, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e e Mbrojtjes, ndërkohë që akuzoi drejtpërdrejt ish-ministrin Lulzim Basha, tashmë kryebashkiak i Tiranës, se ka kontraktuar një firmë anonime për blerjen e armëve luftarake. Sipas Braçes, pas 21 Janarit të vitit 2011, Berisha ndërroi marrëdhënie dhe me popullin shqiptar, që kundërshtonte politikën e kryeministrit Berisha.

“21 janari ndryshoi marrëdhëniet e Sali Berishës me opozitën dhe popullit shqiptar që kundërshton politikën e tij. 21 janari ndryshoi edhe fondet publike që paguajnë shqiptarët duke e orientuar për blerjen e armëve luftarake për kontrollin e turmave. Pas 21 Janari ministri Arben Imami dhe ish- ministri Lulëzim Basha, kanë blerë pajisje të mëdha për kontrollin e turmave. 1.6 milionë euro, për të kuptuar si Berisha në mes të krizës blen armë për të kontrolluar popullin”,- deklaroi Braçe./GSH

Artikulli paraprakCLINTON VLERËSON ZHVILLIMET POZITIVE NË SHQIPËRI
Artikulli vijuesSHBA heq edhe një ndalesë ndaj Birmanisë