SHBA heq edhe një ndalesë ndaj Birmanisë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë ndalesën e importit në Birmani, që ishte edhe pika kyçe e mbetur nga sanksionet amerikane ekonomike.

Clinton e bëri njoftimin gjatë një takimi me presidentin e Birmanisë, Thein Sein në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Njoftimi pason rifillimin e vendosjes së marrëdhënieve normale diplomatike të adminsitratës Obama dhe pezullimin e një ndalimi të investimeve amerikane.

Clinton ofroi ndihmën e SHBA-së në përpjekjet e Birmanisë për paqe me minoritetet e saj
të ndryshme etnike dhe në spastrimin e minave nga vendi.

Ajo kërkoi që t’i jepet fund marrëdhënieve ushtarake të Birmanisë me Korenë e Veriut./rel

Artikulli paraprakPS: Pas 21 Janarit, Berisha bleu 1.6 milionë euro armë për të kontrolluar popullin
Artikulli vijuesAktivistët flasin për mbi 30 mijë të vrarë në Siri