Pse fëmijët nuk i lëshojnë nga dora karamelet shumëngjyrëshe?

Pse fëmijët nuk i lëshojnë nga dora karamelet shumëngjyrëshe? Përgjigjja nuk qëndron te shija e ëmbël, por te ngjyra. Studiuesi dhe pedagogu i Universitetit Cornell Brian Wansink bëri një eksperiment me 23 fëmijë dhe 46 të rritur. Ai arriti në përfundimin që, në krahasim me të rriturit, fëmijët kanë më shumë kërkesa për shumëllojshmërinë dhe larminë e ngjyrave të ushqimit.
 
Të gjendur përballë kombinimeve të ndryshme ushqimore, shumica e fëmijëve parapëlqyen pjatat me shtatë lloje përbërësish ushqimorë në gjashtë ngjyra, ndërsa të rriturit tre lloje ushqimesh në tre ngjyra.
 
Studuesi vuri në dukje se edhe një veprim i vogël, si vendosja e ushqimit në trajtën e fytyrës së buzëqeshur ose copëtimi i ushqimeve në forma të ndryshme, mund të shtojë oreksin e fëmijëve. 
Artikulli paraprakSi të fitojmë më shumë kohë
Artikulli vijuesSi t'ua ulni stresin fëmijëve në prag të provimeve