Palestina – Çfarë do te bënit ju sikur të keni mundësi që për çdo vjet të keni tre muaj pushim veror? Si do ta kalonit kohën – do të shkonit diku jashtë vendit, në deti, do të preheni, do të shkoni në mal, …? Me siguri përplot përtaci dhe relaksim. Apo ndoshta ndonjë punë dhe angazhim vullnetar?
Për banorët e Gazës mundësitë e pushimit veror janë krejtësisht të ndryshëm. Të pamundësuar me okupimin që zgjatë më tepër se katër dekada, banorët e burgut më të madh të hapur në botë gjejnë pak hapësirë për manovrim. Udhëtimi diku jashtë është mjaftë i rëndë prandaj shfrytëzojnë ato pak mundësi të cilat i kanë në disponim brenda Gazës.
Që nga viti 2009 pas ofensivës brutale izraelite në Gazë, organizatat islamike që veprojnë brenda Ministrisë së vakëfit të Rripit të Gazës nisën programin vjetor me qëllim të afrimit të rinjve me mesxhidet (faltoret) dhe njëkohësisht ta shfrytëzojnë pushimin veror në mënyrë të dobishme dhe pozitive. Në krye të iniciativës ishte Darul-l-Kur’an ue-s-Sunneh, instituti i famshëm islamik në krye me dr. Abdurahman el-Xhemalin, i cili gjithashtu është anëtar i anëtar i Këshillit Legjislativ të Gazës. Ky institut para gjashtë vitesh filloi me shqyrtimin e programit të mësimit të hifzit të Kur’anit gjatë pushimit veror. Misioni i programit ishte që të rinjtë nga mosha 8 deri 25 vjeçare ta mësojnë përmendësh Kur’anin për 12 javë. Pilot projekti së shpejti tregoi se shumica e nxënësve e mësuan përmendësh Kur’anin në kohë të shkurtë dhe u dëshmua se procesi i mësimit përmendësh të Kur’anit është më pak kërkues se kishin planifikuar fillimisht.
Në vitin e dytë numri u zgjerua në 1.000 nxënës, ndër të cilët shumica me sukses mësuan hifzin e Kur’anit në afatin e caktuar. Një vit më vonë, kryeministri i atëhershëm i Gazës, Ismail Hanije, që është gjithashtu hafiz i Kur’anit, kryesoi ceremoninë kur 13.000 të rinj mbaruan hifzin. Vitin vijues ishin rreth 50.000 pjesëmarrës në programin veror të hifzit.
Mahmud Ebu Shemala, mësues i gjuhës angleze dhe një nga hafëzët e programit në fjalë, thotë që gjithçka ka të bëjë me përkushtimin dhe angazhimin. “E di që tingëllon mjaftë sfiduese për banorët e Afrikës Jugore apo Perëndimore, por një poet arab ka thënë: “Nëse keni për qëllim arritjen e ndonjë qëllimi, duhet të hiqni të gjitha pengesat për ta arritur atë qëllim.”
“Dita fillon me namazin sabahut”, mandej pjesëmarrësit programit vazhdojnë në hallkat e dhikrit, namazit dhe lutjeve. Çdo nxënës mëson një nga një faqe të Kur’anit.”
Mandej shton se çdo nxënës mëson një faqe të Kur’anit dhe shkon te mentori i tij para të cilit e lexon të njëjtën. “Disa nxënës mësojnë 5 deri 10 faqe në ditë, ndërsa disa deri në 50 faqe në ditë.”
Pas namazit të drekës shkojnë për drekë, mandej vijon ridëgjimi i mësimit ditor. Dita e re e programit fillon me dëgjimin e të mësuarës, mandej vazhdohet me faqe të reja.
Koha për të cilën personi mëson komplet Kur’anin përmendësh varet nga aftësitë e nxënësit. Është e njohur që individë, disa në moshën deri 10 vjeçare, kanë sukses në mësimin e Kur’anit përmendësh për vetëm 40 ditë.
Ebu Shemali thekson shembullin e një jetimi me të meta: Mbajë mend djaloshin me emrin Ijad, i cili ishte aq shumë i përkushtuar saqë vente në mesxhid në ora dy të natës, dy orë para fillimit zyrtar të mësimit.” Ebu Shemali thekson se Ijadi për çdo ditë mësonte nga tre deri katër Xhuz, ndërsa hifzin e mbaroi për vetëm 20 ditë.
Ebu Shemali thekson se organizatorët janë jashtëzakonisht të kënaqur me programin. “Allahu te’ala, na ndihmon që programi për çdo ditë të rritet dhe përparojë. Çdo herë është i dukshëm përparimi.” Megjithatë, situata shoqëroro – ekonomike në Gazë, e cila është rezultat i rrethimit, vazhdon të jetë sfidë për organizatorët. “Vallahi, ndonjëherë nuk kanë drekë, ndonjëherë nuk kanë çaj, ndonjëherë nuk kanë asgjë. Por falënderimi i takon Allahut, i Cili na mëson se nuk është gjithçka në para, por në caktimin dhe mbështetjen në Allahun”, shton ai.
Në programin Esh-Shafi, janë përfshirë meshkuj dhe vajza dhe se shumica e xhamive në Gazë janë të përfshirë në këtë program. Ai thekson se për organizatorët, edhe pas mësimit të Kur’anit përmendësh nuk paraqet kulmin e programit.
“Kur ta mbaroni hifzin, kjo nuk nënkupton përfundimin e programit Esh-Shafi. Organizatorët e Daru-l Kur’anit kanë filluar disa kurse të tjera shtesë, kursin e texhvidit, hadithit, gjuhës arabe, informatikës. Nxënësit më të suksesshëm kalojnë nga dy-tre vjet në mësimin e senedit (zinxhirit të transmetuesve) që arrin deri në kohën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue-s-selem. Si pjesë e kësaj organizate në territorin e Rripit të Gazës veprojnë 767 qendra për mësim të Kur’anit, janë nisur 1628 hallka të Kur’anit dhe Hadithit. Nga ky institut deri tani janë aftësuar mbi 80 mijë nxënës të cilët kanë mësuar leximin e drejtë të Kur’anit. Disa kanë mësuar senedin deri në kohën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue-s-selem, 10 mijë fëmijë kanë kaluar kursin fillestar për lexim të Kur’anit, ndërsa 800 fëmijë kanë mësuar Rijadu-s-salihin dhe Bulugu-l-meram.
Përveç qëllimeve të theksuara që të rinjtë të angazhohen gjatë pushimit veror dhe t’u ndihmohet në mësimin e Kur’anit përmendësh, qëllimet e këtij projekti janë akoma më të mëdhenj – vetë programi Esh-Shafi ka mbështetjen e kryesisë së Gazës. Organizatorët theksojnë se shkaku i ecurisë së këtij projekti është betimi i Allahut (“Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë!”, kaptina El-Hixhr, ajeti 9). Allahu ka thënë që ai do ta mbrojë Kur’anin dhe në këtë mënyrë veprohet në rritjen e popullaritetit të hifzit në Gazë ngase Kur’ani do të jetë mburojë nga agresioni izraelit.
Ebu Shemali thekson se falënderimi i këtij sukses fenomenal i takon vetëm Allahut. “Të jem i sinqertë, këtu në Gazë besojmë që ajo që na bënë të durueshëm në përleshje, dhe që pengon të na ngadhënjejnë është Allahu, ajo që na bën fitimtarë në luftën me rrethimin është Allahu, ajo që na shtyn në mësimin e Kur’anit është Allahu i Madhëruar. Të gjithë në Gazë besojnë, edhe qeveria beson se Allahu na e lehtëson mësimin përmendësh të Kur’anit ngase Allahu na përgatit për një gjë të madhe.”
Sulejmani (20), Ibrahimi dhe Abiri (19), Haruni (17), Isa (15) dhe Musa (14) janë vëllezër dhe hafiz të Kur’anit. Ata gjashtë vëllezër kanë mësuar Kur’anin përmendësh në moshën 10 vjeçare dhe ju nevojitej jo më shumë se dy muaj për mësimin e tij.
Issam Jusufi, falënderon Allahun për arritjen e djemve të tij dhe potencon se i ka dërguar në këtë qendër nga dashuria e madhe ndaj Kur’anit. Të gjithë vëllezërit kanë ndërmend t’i mësojnë përmendësh edhe koleksionet e haditheve dhe kanë dëshirë ta përfaqësojnë shtetin e vet, Palestinën, në garat ndërkombëtare të hifzit.
Burimi: IslamBosna
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)