Pse ja bëri Messi 'Follow' Chelseat (Foto)

Lajmi kryesor i ditëve të fundit mbetet padyshim e ardhmja e Lionel Messit, e cila është vënë në dyshim që nga dita e djeshme, për shkak se argjentinasi e ka ndjekur Chelsean në Instagram.

Lojtari që ka fituar plotë 4 herë Topin e Artë qysh dje ka filluar të lidhet me një transferim te skuadra e Chelseat, pasi raportohet se marëdhëniet mes tij dhe Luis Enriques nuk janë aspak të mira.

Messi madje filloi të ndjek edhe skuadrën e Chelseat dhe Thibaut Courtois e Filipe Luisin në Instagram, por mediat duket se kanë zbuluar se kush e bëri këtë!

Edhe pse nuk dihet në mënyrë zyrtare, mirëpo besohet se ka qenë fjali i vogël i Messit i cili aksidentalisht dhe pa vetëdije, e ka ndjekur Chelsean në Instagram, transmeton lajmi.

Sidoqoftë, kjo mbetet vetëm një spekulim, pasi ende asgjë nuk është raportuar në mënyrë zyrtare nga Messi apo nga skuadra e Barcelonës ose Chelseas.

Artikulli paraprakArrestohet mjeku në Pejë, kërkoi para për të operuar një femër
Artikulli vijuesDisa këshilla që duhet t’i ndiqni kur mobiloni tualetin