Pse mjekët e mbajnë stetoskopin rreth qafës

Një pyetje e pazakontë është shtruar në platformën “Quora” nga mjeku Mitul Mehta në Institutin e Syve “Herbert”.

Ai thotë se në shumicën e spitaleve amerikane, kirurgët nuk mbajnë stetoskopët rreth qafës dhe madje tallen me studentët që e bëjnë këtë gjë, transmeton Gazeta Shneta

“Ata ose nuk e mbajnë fare, ose e fusin në xhepin e mantelit të bardhë. Por është e përshtatshme për mjekun që ta mbaj rreth qafës, nëse do të ekzaminojë zemrën, mushkëritë apo zorrët. Për mua si një kirurg i syve, tani stetoskopi im është shndërruar në lodër për vajzën time. Por unë e mbaj në rast se ajo sëmuret”, shkruan Dr. Mehta.

Një tjetër mjek thotë se stetoskopi mbahet rreth qafës në rast se nevojitet.

Një profesor në Kolegjin e Mjekësisë në Neë Jersey, thotë se këtë e bëjnë vetëm mjekët e rinj.

“Po flas për vete, ka qenë kënaqësi ta mbaja stetoskopin kur isha i ri. Isha shumë krenar. Madje mund të them se ka qenë magnet për vajza kur isha beqar”, shkruan Charles Bollmann.

Disa të tjerë mendojnë se është praktike ta mbash këtë mjet rreth qafës, por thonë se është mjaft e papërshtatshme për qafën, veçanërisht për mjekët që vendosin edhe kollare. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShikoni Zip Line-in më të gjatë në botë (Video)
Artikulli vijuesLeo Freundlih dëshmon për vrasjen e 500 mijë shqiptarëve nga serbët