Pse Mursi dështoi dhe Erdogan pati sukses?

Erdogan pati me vete shumicën dërrmuese të ushtrisë..
Mursi këtë shumicë e pati kundër..
Erdogan pati me vete ministrin e mbrojtjes, Shefin e Shtabit të përgjithshëm, drejtorin e shërbimeve informative etj..
Mursin e tradhëtuan të gjithë këta..
Erdogan pati policinë, ministrinë e brendshme dhe forcat speciale.
Mursin këta e tradhëtuan.
Erdoganin e përkrahu institucioni fetar dhe xhamitë luajtën rol thelbësor në dështimin e puçistëve…
Mursin e tradhëtuan shumica e institucioneve fetare dhe një pjesë e tyre luajtën pisët..
Erdogan pati përkrahje totale edhe nga opozita madje dhe nga ata më të ashprit prej tyre.
Mursin e tradhëtuan ata. Madje e tradhëtuan edhe aleatët e tij të Revolucionit.
Erdogan pati në krah median. Madje thirrjen e tij e transmetoi live një kanal opozitar.
Mursin e sulmonin edhe kur ishte në pushtet..
Erdogan pati dhjetë vjet kohë në pushtet për të marrë masa.
Mursi vetëm një vit .
Erdogan e bëri shtetin të shëndetshëm ekonomikisht.
Mursi nuk e pati këtë kohë, krahas borxheve të shumta që trashëgoi.
Erdogan. Nuk doli asnjë qytetar të protestojë pro puçit.
Mursi. Kisha kobte dhe biznesi paguan shumë që njerëzit të dilnin për kundërrevolucion.
Erdogan. Puçi doli me vetëm 260 viktima.
Mursi. Puçi shkaktoi më shumë se 3000 viktima vetëm gjatë ditëve të tij. Vrasje mizore nga sniperë.
Erdogan pati një popull të gjallë dhe ne intelekt e me shumë traditë fetare..
Mursi pati kundër shumicë injorante analfabete të mësuar me dhunën e diktaturës.
MURSI DHE ERDOGAN NGJAJNË ME NJËRI- TJETRIN
POR FAKTORËT E JASHTËM ISHIN TË NDRYSHËM..
Shkruar nga: Xhemal Abdullah

Artikulli paraprakArrestohet Rabini për dhunime seksuale
Artikulli vijuesSi të sillemi me Islamofobët shqiptar?