Nuk kanë guxim që ëndrrat t’i bëjnë realitet
Derisa janë në botën e ideve gjithçka u duket e lehtë, mirëpo kur dalin në botën reale gjërat vështirësohen. Shumë njerëz nuk kanë guxim të bëjnë hapin vendimtarë, ndërsa ai është veprimi. Guximi nuk është ndonjë cilësi magjike e njerëzve të veçantë, ai është vetëm një vendim i qartë që të bëni atë që duhet dhe që doni, sado që të jetë e vështirë.
Nuk janë këmbëngulës aq sa duhet
Çdo ditë shohim se si njerëzit me lehtësi heqin dorë nga planet dhe qëllimet e tyre. Vetëm një pengesë e vogël dhe menjëherë ndryshojnë jetën dhe qëllimet. Megjithatë, ekzistojnë njerëz që asgjë nuk mund t’i ndal në qëllimet e tyre. Këmbëngulja është vetëm një dëshirë dhe vetëdije e madhe për rëndësinë e qëllimit që është para jush.
Merren me gjërat të parëndësishme.
Shumë njerëz për shkak të vështirësive të mëdha në gjërat e rëndësishme zhyten mes atyre të parëndësishme. Ky është definicioni më i mirë i jetës së dështuar. Andaj, çdo ditë gjithçka që bëni vendoseni në shkallën e rëndësisë dhe largoni çdo gjë që ju pengon në këtë.
Nuk kanë vetëbesim
Ka shumë mendime për vetëbesimin, ndërsa kuptimi i tij është shumë i thjeshtë dhe i qartë. Besoj se mund ta bëj atë që dua dhe do ta bëj, vërtetë do ta bëj, kjo më jep forcë që ta bëj. Asgjë më shumë se kaq, dhe asgjë më pak se kaq.
Nuk kanë qëllime të larta
Qëllimi është ai që ju çon të lëvizni, mirëpo qëllimi në anën tjetër mund t’ju ndal, varet nga ju çfarë qëllime do të keni në jetë dhe sa do jepni nga vetja t’i arrini ato qëllime. Gjithçka që duhet është të vendosni qëllime sfiduese dhe që do t’ju emocionojnë. Çfarë qëllime do të keni ashtu do të mundoheni edhe të jetoni.
Përktheu: Arsim Dauti
(Islampress)