Pse nuk bleu Shqipëria avionë MIG që ia ofroi Rusia me çmim të lirë

Shqipëria kishte refuzuar një ofertë të lirë për t’u pajisur me avionë ushtarakë rus të tipit MIG, gjatë viteve ’90.

E ajo u bë për një fakt të thjeshtë – një zyrtar i lartë nga Tirana foli rusisht gjatë një vizite në Moskë.

“Pritja atje qe e madhe. Nga delegacioni shqiptar kishte pak njerëz. Sa fillova të flisja rusisht, ata u habitën dhe më duartrokitën. Kryeministri rus (Viktor) Çernomerdin m’u afrua dhe ne bëmë një bisedë të lirë. Më tej ai më tha se mund t’i shiste Shqipërisë avionë luftarakë MIG me çmim të lirë”, ka thënë ai në një intervistë për “Debati në Channel One”, transmeton Klan Kosova.

Por cila ishte përgjigja që iu dha numrin një të qeverisë ruse?

“Unë i ktheva përgjigjen: Mirë, por na gjeni armikun fillimisht”, ka treguar Meksi.

Aleksandër Meksi ka qenë kryeministri i 28-të i Shqipërisë. Ai, si pjesë e Partisë Demokratike të Sali Berishës, mbajti këtë pozitë të lartë shtetërore nga 13 prilli 1992 deri më 11 mars 1997.

Artikulli paraprakVIDEO – A lejohet veshja e dresave (fanellave) të ekipeve fudbollistike
Artikulli vijuesShqipëri: 72 vjeçari Marko Guma bën mardhënie me të mituren M.Th., 11 vjeç, me banim në Himarë