Përdhunohet vajza 7-vjeçare nga një 73-vjeçar

Një vajzë 7 vjeçare ditën e djeshme është përdhunuar nga një i moshuar 73-vjeçar në Ohër.

Rastin, sipas burimeve të policisë, dje në stacionin policor e ka paraqitur një grua 32-vjeçare, nëna e viktimës.

Vajza ka qenë duke u kthyer nga shkolla, ndërsa pedofili e ka ndaluar dhe ka kryer sulm seksual mbi të, thuhet në komunikatën e policisë.

T.T. është arrestuar, ndërsa për procedurë të mëtutjeshme do të merren masa pas zbardhjes së tërësishme të rastit, raportojnë mediat në Maqedoni, përcjellë Klan Kosova.

Artikulli paraprakSadik Kan: Do agjëroj dhe do shtroj iftare nëpër Londër
Artikulli vijuesNë Zvicër ka shtim të urrejtjes ndaj myslimanëve