Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni një minutë apo dy para se të bjerë alarmi? Ja se pse ndodh kjo. “Ndërkohë që aplikacionet dhe orët e ndryshme duhet t’ju zgjojnë gradualisht, trupi juaj përpiqet ta arrijë të njëjtën gjë. Që dita të fillojë sa më ngadalë, trupi në fazën e fundit të gjumit prodhon pak më shumë hormone që lidhen me stresin, duke e përgatitur trupin për t’u zgjuar”, thekson profesori i psikologjisë, dr. Jan Born. Gjatë studimit, Born dhe ekipi i tij kanë zbuluar se hormoni adrenokortikotropin prodhohet në sasi të mëdha, kur personi pret të zgjohet në një kohë të caktuar, transmeton Koha.net. Në këtë eksperiment, vullnetarët shkuan në krevat në mesnatë, ndërsa atyre iu tha që alarmi do t’i zgjonte në mëngjes në gjashtë, ndërsa dy ditët e ardhshme në orën nëntë. “Kur prisnin që alarmi do të binte në orën gjashtë, kishte një rritje shtesë të prodhimit të hormonit adrenokortikotropin, pak para se të zgjoheshin. Tek vullnetarët që e prisnin zgjimin në orën nëntë kishte një rritje të këtij hormoni”, shpjegoi dr. Born. Edhe pse zgjimin pak para alarmit shpesh ia atribuojmë shprehisë që të zgjohemi herët, si duket është krejtësisht e kundërta. Dr. Born shpjegoi se para zërit të alarmit më shpesh zgjohen pikërisht ata të cilët nuk janë mësuar të zgjohen herët, transmeton Koha.net. Megjithatë, nuk dihet krejtësisht se pse tek ata në fazën e fundit të gjumit rritet niveli i hormoneve të lidhura me stresin. “Çdo person ka një orë të ndryshme të brendshme. Variacionet në gjene vendosin se cili prej nesh do të “kurdiset” natyrshëm për t’u ngritur herët, dhe cili jo”, tha dr. Luciano di Tachio.
You Might also Like
Gëzim Kelemendi ka një selam për kolegët
Gëzim Kelmendi, deputeti i pavarur ka një mesazh për miqtë e tij deputet. Ai ka…
By
Redaksia
1 Min Read
Producentja franceze pranon Islamin, mu pas ngjarjeve të fundit në Francë
Producentja franceze deklaron pranimin e Islamit nga ana e saj, pikërisht pas ngjarjeve te fundit…
By
Redaksia
1 Min Read
Aftësimi profesional i dyfishtë
Shumë të rinj nuk janë të kualifikuar mirë. Ata mezi gjejnë vende pune. Përkundrazi, në…
By
Redaksia
4 Min Read
Si të mbani mend gjithçka që mësoni
Sa herë keni menduar që të mbani mend diçka dhe të përfundoni plotësisht duke harruar…
By
Redaksia
0 Min Read
Durimi në punë të mira
Durimi në punë dhe disa këshilla të dobishme për punë të mira Ai që urdhëron…
By
Redaksia
5 Min Read
Islami dhe ndikimi në futbollin anglez
Kur filloi epoka moderne e kampionatit anglez në vitin 1992, Premier Liga, pjesë e kategorisë…
By
Redaksia
8 Min Read
