Rikuperojnë çmimet e naftës

0
272
Oil pumps at sunset

Çmimet e naftës së papërpunuar shënun rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Tregusit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 1 për qind dhe u tregtuan me 54.44 dollarë për fuçi.

Tregueist referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.9 për qind dhe u tregtuan me 51.55 dollarë për fuçi.

Të dhënat nga Instituti Amerikan i Naftës tregojnë se aksionet e naftës së papërpunuar ranë me 5.04 milionë fuçi deri më 13 janar të këtij viti. Ky nivel rënieje i tejkaloi pritshmëritë e analistëve të cilët prisnin një rënie me 342,000 fuçi më pak.

Sipas OPEC-ut, ku bëjnë pjesë disa prej prodhuesve më të mëdhenj të naftës, u ra dakort që prodhimi i naftës do të ndërpritej në mënyrë të tillë që të stabilizohej tregu si pasojë e mbingopjes.

Vendet anëtare të OPEC-ut duke përfshirë këtu edhe Indonezinë e ulën prodhimin e tyre në 33.085 fuçi në ditë gjatë muajit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara uljen më të lartë e kishte Arabia Saudite.