Publikohen foto të reja të modelit të ardhshëm HTC One M9

Kur u prezantua modeli i parë HTC One në 2013, u vlerësua si telefoni më i bukur Android. Akoma është telefoni i vetëm Android që karakterizohet nga një trup alumini me një ndërtim po aq cilësor sa edhe një iPhone. Tashmë kompania është pranë lançimit të modelit të radhës.

 

Bazuar në disa foto të publikuara në ueb, modeli i radhës HTC One do të ngjasojë së tepërmi me modelin aktual One M8. Në këtë artikull kemi përfshirë disa foto të reja publikuar në rrjetin social kinez Weibo. Ato na japin një ide më të qartë të pamjes së smartfonit.

 

Presim të mësojmë më shumë me datë 1 Mars, gjatë kongresin mobil botëror. Në këtë event kompania zyrtarisht do të bëjë të ditur edhe datën e nxjerrjes në shitje të këtij modeli dhe çmimin e tij./pcworld

Artikulli paraprakLidhja “diplomatike” më e re është ajo mes Kosovës dhe distributorit amerikan online Amazon
Artikulli vijuesPrekëse! 20 të minuta në varr! (VIDEO)