Rrjet i ri në mur ?

Kompania japoneze Planex Communications paraqiti ruterin interesant pa tela për ata që kanë në dispozicion hapësirë të kufizuar jetese ose pune.

Pajisja me emërtim e komplikuar MZK-KR150N ka dimensione shumë kompakte dhe është e dizajnuar për instalim në vendin e prizës standarde të rrymës elektrike.

Pjesa e përparme e ruterit zbulon vetëm disa taste elementare për aktivizim dhe për WPS, antenën Wi-Fi, disa LED dioda kontrolluese, LAN konektorin dhe ndërprerësin për kalimin nga mënyra e punës si ruter ose Access point. Të përkrahur janë Etherneti 100-megabitësh dhe 802.11n Wi-Fi (deri në 150 Mbps), e shitja fillimisht do të nis në Japoni me çmim prej 119 dollarë. /Kohaislame/.

Artikulli paraprakShteti turbofolk i Thaçit dhe i 40 hajdutëve
Artikulli vijuesLigësia e një humbësi