Flamer spiunoi në Lindjen e Mesme më shumë se pesë vite

Sipas një analize të publikuar nga ndërmarrja e sigurisë Symantec më 17 shtator, vegla për spiunazh kibernetik e Flamer që shënjestroi Lindjen e Mesme ka gjasa që të ketë qenë në funksion për më tepër se pesë vite, madje deri në majin e vitit 2012.

Regjistrimet e analizuara nga dy serverë, komando-dhe-kontrollo të zbuluara nga hulumtuesit e sigurisë, Symantec, së bashku me Kaspersky lab, Bashkëpunimi Ndërkombëtar Shumpalësh Kundër Kërcënimit Kibernetik (IMPACT) dhe skuadra gjermane për reagim gjatë urgjencave kompjuterike (CERT-Bund), gjetën që të paktën 1000 sisteme në Lindjen e Mesme që ishin kontrolluar nga një makinë në mars, ndërsa spajueri tjetër i fshirë largoi gjurmët e veta në muajin maj.
Për më tepër, të dhënat brenda serverëve komando-dhe-kontrollo (C&C) treguan që softueri do të mund të komunikonte me pesë klientë të ndryshëm, Flamer plus katër të tjerë, tha Vikram Thakur, që është menaxheri i reagimit për sigurinë parësore me Symantec, raporton PC World.

Nuk është e qartë nëse këta klientë janë ende duke spiunuar sot në kompjuterë ose janë të vjetër,- tha ai. Për më tepër, njëri nga kodet paraqitej të jetë një vendmbajtës dhe mund mos të tregojë një klient të tanishëm.
“Janë kode për pesë lloje të ndryshme të klientëve; Flamer është njëri nga ata,” -tha Thakur. “Ne nuk e dimë se çfarë llojesh janë klientët e tjerë, por është e qartë që kodi i fundit kishte për synim që të mbajë më tepër se sa Flamerin të cilin e njohim sot.” /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakSkandali në Austri: Sterilizimi i dhunshëm i femrave të paafta
Artikulli vijuesPARADOKSALE – Bullgari: Akuzohen 13 muslimanë