Punëtori i “Pastrimit” grushtohet në sy gjatë detyres

Një punëtor i Kompanisë “Pastrimi” është rrahur gjatë orarit të punës nga persona të panjohur në lagjen Mati 1.

Ai thotë se shkak i rrahjes u bë kërkesa e tij që vozitësi të ndalej e kamioni i mbeturinave të kyçej në rrugën kryesore “Muharrem Fejza”, raporton KTV.

Thotë se menjëherë nga e njëjta veturë kanë dalë katër persona, të cilët nisën të ushtrojnë dhunë fizike ndaj tij.

Pas ngjarjes, punëtori ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ka vazhduar rrugën në stacionin e policisë, ku edhe ka dhënë dëshminë.

Përgjegjësi i kompanisë për lagjen Mati 1, Bahri Rashiti, thotë se janë në shërbim të qytetarëve andaj kërkojnë mirëkuptim.

Rashiti tregon se kanë probleme të vazhdueshme në mbledhjen e mbeturinave në këtë lagje si shkak i mbindërtimeve dhe mungesës së parkingjeve.

Në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se deri tash kanë arrestuar një të dyshuar, të cilin me urdhër të prokurorisë e kanë liruar në procedurë të rregullt.

Artikulli paraprakFSK-ja këtë vit do të pajiset me autoblinda e para të këtij lloji
Artikulli vijues“Skënderbeu nuk iku nga sulltani – ai u caktua si qeveritar në Shqipëri”