AI kërkon drejtësi për viktimat e dhunimit në Bosnjë

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty Internaional (AI), u ka bërë thirrje autoriteteve në Republikën Serbe të Bosnjës që të sigurojnë dëmshpërblime për viktimat e dhunimit gjatë luftës.

Lejla Haxhimesiq, nga AI, ka thënë se organizata e saj u ka kërkuar institucioneve serbe të sigurojnë kompensim financiar për viktimat, si dhe kujdes mjekësor dhe psikik.

Në deklaratën e tij, grupi ka thënë se autoritetet serbe të Bosnjës nuk kanë bërë përpjekje të rëndësishme për të adresuar nevojat e viktimave.

Dhjetëra mijëra gra janë dhunuar gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995./BS/kohaislame

Artikulli paraprakPushtohet parlamenti i Libisë
Artikulli vijuesCmenduria Halloween, viktima dhe të plagosur