Putin e pranon se ai urdhëroi rrëzimin e aeroplanit me 110 pasagjerë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar se ai dikur urdhëroi avionët e tij luftarakë për të rrëzuar një avion pasagjerësh që mbante 110 vetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i Rusisë bëri një zbulim tronditës gjatë një interviste për një dokumentar rus të titulluar “Putini”.

 

Në dokumentar ai ka zbuluar se shefat e tij të sigurisë e kishin informuar se ata kishin frikë se një Boeing 737 ishte rrëmbyer nga një pasagjer me një bombë.

Dhe ata kishin frikë se avioni ishte në rrugë për të sulmuar ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore në Soçi në vitin 2014.

Pilotët e aeroplanit turk Pegasus Airlines që po shkonin nga Ukraina në Turqi kishin zbuluar kërcënimin tronditës pasi një nga udhëtarët pohoi se ishte i armatosur me një pajisje dhe po kërkonte ndryshimin e kursit fluturimit.

Duke pasur parasysh se rreth 40,000 njerëz që u mblodhën në stadium për të parë ceremoninë e hapjes, Putin u kishte thënë njerëzve të tij për të rrëzuar poshtë aeroplanin.

“Më kanë thënë: një avion në rrugë nga Ukraina në Stamboll është rrëmbyer, rrëmbyesi kërkon ulje në Soçi”.

Ai foli me shefat e tij të sigurisë të cilët i kishin thënë se opsioni emergjent ishte rrëzimi poshtë i aeroplanit.

Udhëheqësi i Rusisë shtoi: “U thashë atyre: veproni sipas planit”.

Më pas, Putin arriti në festimet e ceremonisë së hapjes në stadium, dhe priti një përditësim mbi situatën e tmerrshme.

Për fat të mirë, ai mori një tjetër telefonatë duke e informuar se rrëmbimi ishte një alarm i rremë dhe se bëhej fjalë për një pasagjer të dehur. /Telegrafi/

Artikulli paraprakShpendi po shantazhohet nga Dardan Molliqaj
Artikulli vijuesPostës së Kosovës i shteren paratë