Putin: Rusia ka qenë afër skenarit jugosllav të shpërbërjes

Kryeministri rus, Vladimir Putin ka thënë se Rusia ka qenë shumë afër skenarit të ish-Jugosllavisë gjatë vitit 1990, duke dashur të thotë që Rusia ka qenë afër shpërbërjes.

“Sidoqoftë, vendi yne e ruajti unitetin dhe integritetin”, ka thënë Putin duke e komentuar një dokumentar të shfaqur në televizionet ruse i quajtur “Presidenti”, raporton TASS.

Putin ka thënë se rusët duhet t’i falendërohen djemve dhe ushtarëve rusë, të cilët në këto situata të komplikuara morën masat e duhura ushtarake në Kaukazin Verior.

“Djemtë tanë mbrojten atdheun tonë me trupat e vet. Nuk ka qenë vetëm një konflikt. Ky konflikt lokal ka mundur të qojë në një situatë ku Rusia do të shkonte hapave të skenarit Jugosllav”, ka thënë Putin.kohaislame 
Artikulli paraprakLufta kundër korrupsionit, proces i vështirë
Artikulli vijuesRussell: Korrupsionin në Kosovë mund ta mposhtë vetëm qytetari