Digjen tri lokale në Klinë

Janë djegur objektet dhe teknika e Radio Alba në Klinë.  Po ashtu janë djegur i dy lokaleve afariste që kanë kryer veprimtari floktaresh. Rasti ka ndodhur natën në mes të së hënës dhe martës, në kompleksin e lokaleve të banesa e kuqe në sheshin  “Nënë Tereza” në Klinë.

Kjo është konfirmuar nga pronarët e këtyre lokaleve dhe zjarrfikësit. Këta të fundit dyshojnë se shkaktar i shpërthimit të zjarrit mund të ketë qenë rryma elektrike derisa në momentin kur ka shpërthyer zjarri asnjë njeri nuk ka qenë në objekt. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit. Elmi Zenunaj, shef i njësisë së zjarrfikësve në Klinë, thotë së janë njoftuar për ketë zjarr rreth orës 23:29 min kur zjarri kishte kapluar pjesën me të madhe të objekteve. Në aksionin për lokalizimin e zjarrit përveç Klinës kanë ndihmuar edhe zjarrfikësit nga komuna e Istogut ndërkohë që i gjithë aksioni ka zgjatur deri në orën 4 të mëngjesit të së martës. Falë zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit edhe në lokalet tjera afariste që janë njëra pranë tjetrës./koha/kohaislame

Artikulli paraprakA po na shkatërrojnë marrëdhëniet me botën reale rrjetet sociale?
Artikulli vijuesPutin viziton territoret palestineze