Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të vendos sot për ankesën që LDK-ja ka bërë për votat me postë për komunën e Istogut.
Kryesuesi i PZAP Mul Desku tha për KosovaPress se sot është afati i fundit që ankesa e LDK-së për votat e Istogut që kanë ardhur nëpërmjet postës të shqyrtohet dhe të vendoset.Ndryshe LDK është ankuar për votat me postë, të cilat kanë përmbysur rezultatin në Istog ku e shpallin fitues kandidatin e AAK-së Gani Dreshaj kundrejt kandidatit të LDK-së Haki Rugova.