Kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku ka thënë për KosovaPress se LDK për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP për shkak të votimit me postë.
Ai tha se ankesat janë në procedurë dhe se vendimi përfundimtar do të merret brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i dorëzimit, që i bie që sot PZAP-ja të marrë vendim për këto dy ankesa.