Që pas largimit të Mursit, në Egjipt janë kryer 7 ekzekutime për dënimet me vdekje

 Nga vendimet e dhëna me vdekje që pas largimit me grusht shteti të ish-presidentit Muhammed Mursi në Egjipt, deri tani janë kryer 7 ekzekutime të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Nga 1480 kërkesa për dënim me vdekje ndaj personave të cilat i janë dërguar Myftinisë, 479 ndaj tyre janë dhënë vendime për dënim me vdekje duke patur të hapur rrugën për apelim dhe rekurs, ndërsa për pjesën e mbetur ose është dhënë vendimi për burgim ose janë liruar.
 
Ndërsa për 122 persona të cilët ndaj tyre është dhënë dënimi me vdekje pritet që Myftinia të japë mendimin e saj.
 
Ditën e sotme u krye ekzekutimi i 6 anëtarëve të organizatës Ensar Bejt el-Makdis ku ata akuzoheshin nga Gjykata e Lartë Ushtarake për “kryerjen e sulmit ndaj postbllokut ushtarak Musturt në veri të Egjiptit, anëtarësim në organizatë terroriste dhe marrjen pjesë në aktivitete terroriste, marrje trajnimi ushtarak, sulm ndaj anijeve të flotës dhe komplekseve ushtarake”.
 
Ndërsa një dënim tjetër me vdekje ka qenë ai kundër Mahmud Ramazan i cili ndaj tij u mor vendimi për dënim me vdekje më 19 maj 2014 dhe ky vendim u ekzekutua më 7 mars 2015. Ramazan ishte mbështetës i presidentit Mursi dhe ai u dënua nga gjykata rajonale me pretendimin se ai ishte përzier në ngjarjet e ndodhura më 5 korrik 2013 në rajonin Sidi Xhabir të Aleksandrisë, ku si pasojë e këtyre ngjarjeve pati humbur jetën një fëmijë i cili ishte hedhur nga një ndërtesë.
 
Gjykata penale e Kajros pasi gjykoi çështjet e njohura në opinionin publik si “Spiunazhi” dhe “bastisja e burgjeve” për 166 të pandehur i dërgoi Myftinisë dosjet për dënimin me vdekje ndaj 122 personave. Mes të pandehurve që i është dërguar dosja në Myftini ndodhen edhe 5 palestinezë të cilët kanë humbur jetën dhe një plaestinez tjetër i cili ndodhet prej 19 vitesh në burgjet izraelite dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm. Theksohet gjithashtu se 3 nga të pandehurit palestinezë kanë humbur jetën para procesit të revolucionit në Egjipt.
Artikulli paraprakZaev: Rrugëdalja nga kriza politike është dorëheqja e Nikolla Gruevskit
Artikulli vijuesPretendohet se BND kishte rolin kyç në ekzekutimin e Osama bin Ladenit