“Qelia 2″, MPB publikon inicialet e personave të arrestuar dhe videon nga aksioni i sotëm policor

Ministria e Punëve të Brendshme sot e ka kryer një hetim gjithëpërfshirës nën emrin e koduar “Keqlia 2″, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër S.R. (26), B.S. (32), B.G. (23), E.U. (36), F.I. (31) – të gjithë nga Shkupit, dhe M.M. (38) nga Tetova dhe S.I. (27) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, gjegjësisht ose ai që ka ndihmuar në çfarëdo lloj mënyrë sipas nenit 394-a paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

“Inofrmacionet e MPB-së janë se këta persona kanë marrë pjesë në zonat luftarake në Siri dhe Irak dhe se pas mbarimit të angazhimit të tyre ata janë kthyer sërish në teritorrin e Maqedonisë. Të gjith të dyshirit janë shtetas të Maqedonisë në mosh prej 23 deri më 38 vjeç. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale për pjesëmarrje në “organizatat terorriste”, e dënuar sipas nenit 394 A të Kodit Penal”, tha Dejana Nedelkoviq, nga MPB.

Pas bastisjeve në shtëpitë dhe hapësira tjera, me urdhër të prokurorit, shtatë personave nga të cilët gjashtë në Shkup dhe një Tetovë, janë gjetur dhe siguruar katër persona (B.G., F.I., E.U. dhe B.S.), ndërkaq tre personat tjerë nuk janë të kapshëm për autoritetet.

Gjithashtu, gjatë bastisjeve të janë kryer në mëngjesin e sotëm, janë gjetur dhe janë marrë: pesë desktop kompjuterë, dy lap-top kompjuterë, 19 telefona celularë, nën sim-kartela, mbajtës për sim-kartelë, nëntë USB stik, 50 CD-ja, memori kartela, maska mbrojtëse, tre dokumente udhëtimi, bluzë me shkrimin arab “Shteti Islamik i përjetshëm”, dhe tjera dokumente të cilët do të jenë pjesë ekspertizës.

Kjo video tregon edhe niher se sa i ultë shtetit Maqedon se si sillet me këta njerëz

Artikulli paraprakZgjidhja e krizës vetëm nëpërmjet presioneve nga jashtë
Artikulli vijuesBritani: Hidhet poshtë kërkesa për përsëritje referendumi