Reisi i Bosnjës dënoi karikaturat e Charlie Hebdos

Me rastin e botimit të përsëritur të karikaturave me të cilin në mënyrë fyese dhe të rrejshme duan të tregojnë fytyrën e nderuar të të dërguarit të Zotit Muhamedit a.s, zyra e Reis ul ulemës Husein ef. Kavazoviq ka emituar deklaratën për opinion në të cilin thuhet: “ Dënoj në mënyrë më të ashpër keqpërdorimin e lirisë së shprehurit dhe shprehjen artistike në atë mënyrë që ajo përdoret me paramendim që të diskreditohen njerëzit tjerë dhe shenjtërit e tyre. Në vend të zhvillimit të kulturës së mirëkuptimit , sensibilitetit dhe respektit ndaj themeleve shpirtërore të njerëzve tjerë, rruga e provokimit të egër, nxitjes së urrejtjes dhe paragjykimeve sigurisht nuk do të sjell prosperitet shoqërisë njerëzore dhe as që i jep kuptim lirisë. Me çfarë argumente mund të sqarohet  se tallja me profetin Muhamedin a.s., është luftë kundër terroristëve ose shkaktimi i dhimbjes shpirtërore të gjithë myslimanëve të botës qenka dëshmi e lirisë së shprehurit?

Refuzojmë imponimin agresiv të qëndrimit në cilindo formë të botimit dhe përkrahjes së talljes së profetit Muhamedit a.s, si dhe sulmin e papërmbajtur të ndjenjave më intime shpirtërore të të gjithë myslimanëve qenka mënyra e pranueshme e të shprehurit të lirisë. Dikush duhet marrë përgjegjësinë për, nga dita në ditë, gjithnjë më të dukshme, pasojat e urrejtjes e cila po zgjerohet ndaj myslimanëve të Evropës. I bëjmë thirrje shoqërisë mediale që të rezistojnë tendencave keqdashëse të shfrytëzimit të mediave si mjet për zgjerimin e islamofobisë. Posaçërisht tregojmë dhe veçanërisht shprehim pikëllimin e madh se mediat e caktuar në atdheun tonë dhe në rajon i nënshtrohen në mënyrë të papërgjegjshme tendencave destruktive mediale në euforinë shumë të rrezikshme të islamofobisë”.

Artikulli paraprakQendra të fuqive ideologjike në botë gjenerojnë krizat si kjo e Parisit
Artikulli vijuesTurqia thotë se e kemi bindur Hamasin për të njohur Izraelin