“Sot Gana, me demokracinë e fuqishme dhe të qëndrueshme, stabilitetin social, politikë e jashtme paqësore, diplomacinë aktive është burimi i frymëzimit për Afrikën”, deklaroi Erdoğan
AKRA (AA) – Presidenti i Turqisë Reccep Tayyip Erdoğan në fjalimin e tij në seancën plenare të parlamentit të Ganës tha se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) duhet të reformohet përsëri për çështjen e ndihmës ndaj shteteve të varfra dhe më pak të zhvilluara, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan duke theksuar se në Siri janë masakruar rreth gjysëm milion njerëz tha se “Qëndrimet egoiste kundrejt masakrimit të afër gjysëm milion njerëzve të pafajshëm në Siri ku ka një terrorizëm shtetëror në këtë vend, zhvendosje të 12 milionë të dëmtuarve nga vendet, shtëpitë e tyre, janë duke hapur plagë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit“.
“Gana është burimi i frymëzimit për Afrikën”
Erdoğan pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve në Pallatin presidencial, në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin e Ganës, John Dramani Maham, tregoi se Gana është shteti i parë i cili në vitin 1957 fitoi pavarësinë e saj në afrikën Sub-sahariane.
Ai theksoi se zjarri i lirisë së djegur në Ganë ka dhënë mundësi që të kalojë edhe në shtetet tjera.