Qeveria amerikane kërcënon Apple-in

Qeveria amerikane kërcënon Apple se nëse e hap iPhonin e terroristëve, ata do ta detyrojnë gjigantin teknologjik që ta bëjë një gjë të tillë.

Madje qeveria kërcënon se do të marrë të gjithë kodin burimor të iOS-it e edhe “nënshkrimin privat elektronik”, i cili kërkohet për të pasur qasje në kode, transmeton koha.

Me këto dy gjëra, qeveria do të mund të ndërtojë sistemin operativ të vetin “Govt.OS” dhe të hap iPhone 5c, i cili është përdorur nga terroristi Syed Farook.

Qeveria është e bindur mund të ketë informacione të rëndësishme në telefon, duke përfshirë emrin e një sulmuesi të tretë potencial, të cilin disa dëshmitar pretendojnë të e kanë parë.

Ndërsa nga ana tjetër, Apple thotë se ndërtimi i një versioni special të sistemit operativ, do të ishte sikur të luanin me zjarr.

Sepse nëse ai kod bie në duart e gabuara, çdo përdoruesi të iPhone, në të gjithë botën do t’i mund t’i vidheshin të dhënat që ata ruajnë në të.

Kjo “luftë” mund të zhvillohet derisa kjo çështje të shkojë në Gjykatën Supreme.

Artikulli paraprakHoxha 16 vjeçar që bartë edhe plis (Foto)
Artikulli vijuesAsnjë çështje penale gjatë 2015-s në Përmet