Qeveria e Serbisë miraton Strategjinë kombëtare për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Qeveria e Serbisë në seancën e sotme ka miratuar Strategjinë kombëtare për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo strategji përfshin planifikimin strategjik, koordinimin dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në drejtim të uljes rreziqeve nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, ka bërë të ditur Zyra për Marrëdhënie me Media e Qeverisë së Serbisë.

Strategjia ka për qëllim parandalimin e futjes së pasurisë për të cilën dyshohet se është fituar në mënyrë të paligjshme në sistemin financiar dhe sektorë të tjera, si dhe zbulimin dhe ndjekjen penale e shkelësve të ligjit dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Strategjia kombëtare mbulon periudhën deri në vitin 2018 dhe parashikon themelimin e ekipeve profesionale që do të punojnë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Artikulli paraprakHolandë: Më shumë se 1/3 nga 475 xhami kanë qenë cak i sulmeve vandale
Artikulli vijuesRritet në 53 numri i të vdekurve nga stuhia tropikale në Filipine