Rritet në 53 numri i të vdekurve nga stuhia tropikale në Filipine

0
148

Reuters

Stuhia tropikale Seniang e cila është efektive në Filipine në rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet numri i të vdekurve rritet në 53, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit të Menaxhimit të Rrezikut dhe Fatkeqësive Kombëtare, Alexander Pama ka theksuar se deri më sot kanë humbur jetën 53 persona, janë në kërkim 8 persona të tjerë të cilët janë përfshirë nga përmbytjet dhe gjithashtu janë duke vazhduar operacionet e shpëtim-kërkimit.

Stuhia tropikale e cila ka qenë efikase që nga dita e premte në Filipine njoftohet se ajo mund të arrijë në Tajlandë ose në Malajzi. Stuhia Seniang e cila ka qenë shkaktare e një rrebeshi të ashpër në ishullin Mindanao në jug të vendit, ka shkaktuar shembjen e urave dhe të rrugëve, duke shkaktuar gjithashtu edhe evakuimin e mijëra personave nga shtëpitë e tyre.