Qeveria gjermane miratoi masa më të ashpra gjatë dhënies së azilit

Qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel miratoi sot masa për ashpërsim të ligjit për dhënie të azilit, i cili parashikon kufizim të mundësisë që refugjatët t’i tërheqin anëtarët e familjeve, si dhe përpunim i përshpejtuar i kërkesës për azil të migrantëve të sapoarritur, njofton DPA.

Projekt-ligji parashikon krijim të qendrave pranuese speciale të kufirit, ku kërkesat për azil të personave nga vendet, të cilat konsiderohen si të sigurta, do të përpunohen shpejtë dhe kandidatët do të kthehen në vendlindjet e tyre.

Sipas tekstit, refugjatët, të cilët marrin të drejtë automatike të azilit, nuk do të mund t’i marrin familjet në periudhë prej dy vjetëve, me përjashtim të atyre, të cilët mund të bëhen viktimë e dëbimit, nëse kthenen në vendlindjet e tyre.

Artikulli paraprakQyteti sirian i rrafshuar nga lufta (Video)
Artikulli vijuesVIDEO – Si Xhamia ashtu edhe Kisha jan të njejtë thonë disa