Komuna bën asfalt për amerikanët, jo për banorët e “Arbërisë”

Jetojnë me baltën, ndonëse asfaltin ua premtuan kaherë.
Banorët e një pjese të Arbërisë po e akuzojnë Komunën e Prishtinës që u tregua e padrejtë ngase asfaltin që do të duhej ta shtronte tek ta, e shtroi një rrugë më lart, raporton 038 i KTV-së.
Banorët thonë se nuk kanë asgjë kundër amerikanëve, por që taksapaguesit duhet të jenë prioritet i drejtorisë së infrastrukturës.
Të moshuarit thonë se nga balta nuk mund të shkojnë as te mjeku.
Megjithatë, një pjesë e rrugës ka probleme pronësore. Hajrullah Gashi ka ndalur futjen e këtyre gypave nëpër tokën e tij, ngase siç thanë komuna dhe ujësjellësi, i dhanë vetëm 5 mijë euro, çmim ky qesharak në një tokë pranë rezidencës amerikane.
Drejtori i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se i vjen mirë që nuk po e akuzojnë Komunën që janë kundër amerikanëve. Megjithatë sipas Durmishit të gjitha rrugët në Arbëri do të shtrohen me kubëza vitin tjetër.
E sigurimit të rezidencës amerikane i ka penguar kamera e KTV-së, të cilët kanë thënë se ndalohet xhirimi i objektit, edhe pse nuk ka pasur asnjë shenjë që ndalon një gjë të tillë.

Artikulli paraprakJa pse s’duhet ta lëmë Rusinë të luftojë ISIS
Artikulli vijuesShkon në 86 numri i viktimave në sulmin e dyfishtë në Ankara