Kosova nuk e ka ndjekur shembullin e vendeve të rajonit përkitazi me kohën kur duhej ta paraqiste aplikacionin për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Në Qeveri s’e kanë përjashtuar mundësinë që aplikimi të mos mundë të deponohet as në 2018-n, shkruan Koha Ditore.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) midis Kosovës e BE-së ka hyrë në fuqi në fillim të 2016-s. Dhe ky moment nuk është pasuar me aplikimin për anëtarësim. Shqipëria dhe Maqedonia e kishin dorëzuar aplikacionin të njëjtin vit kur kishin hyrë në fuqi MSA-të që ato i kishin firmosur.
Madje, Serbia, e edhe Mali i Zi një hap të këtillë e kishin bërë menjëherë pas nënshkrimit të MSA-ve dhe pa hyrë marrëveshjet në fuqi. Vonesat më të mëdha në një proces të tillë i kishte bërë Bosnjë-Hercegovina për shkak të strukturës qeverisëse të vendit, dhe asaj i ishte pranuar aplikacioni tek në fund të vitit të shkuar.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar të premten se brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm aplikimi do të adresohet