–Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit njofton opinionin e gjerë dhe bashkatdhetarët tanë, se me rastin e festës së Kurban Bajramit, bën organizimin e blerjes dhe therrjes së kurbanëve.
Në kuadër të projektit QSA realizon një sërë aktivitetesh:
– Blerja e kafshës – për Luginë të Preshevës LOPË, ndërsa për Kumanovë e Likovë DELE, të verifikuar në aspektin shëndetësor dhe të mbarësimit, të certifikuara nga mjeku veteriner
– Therja në therrtore të licencuar në formë legale nga një staf profesional, e pajisur me standardet HACCP dhe Hallall, në kushte tejet të larta higjenike, duke i ndjekur dhe rregullat fetare të therrjes me tekbire dhe Bismil-lah.
– Ajo që nuk dihet në këtë botë të globalizuar, është se si konkret bëhet therrja e kurbaneve dhe si është kualiteti i kurbanëve tanë?
Gjithashtu, opinonit duhet t’i sqarojmë se ku përfundojnë kurbanët e tyre dhe kush do të jenë përfituesit?
Shpërndarja e mishit deri në shtëpitë e familjeve përfituese në pako prej 5-7 kg – familjet në nevojë, fëmijët jetimë, të vejat, përsonat me aftësi të kufizuara, si dhe kategori tjera sociale në rajonin e Luginës së Preshevës dhe të Kumanovës e Likovës
• Çmimi i kurbanit është 150 euro për Luginë të Preshevës dhe 130 euro për Kumanovë e Likovë dhe përmban këto shërbime:
• përzgjedhja dhe blerja e kafshëve kualitative
• kontrollet mjekësore mbi shëndetin dhe mbarësimin e kafshëve
• inspektimin nga ana e inspektorit veteriner dhe kontrolli i mishit
• copëtimi dhe paketimi i mishit, si dhe shpërndarja e pakove të mishit deri tek familjet përfituese shtëpi më shtëpi.
• TVSH
Projekti do të implementohet në formë krejtësisht legale
Afati i fundit për dorëzimin e kurbaneve është më së voni data 22 shtator 2015, apo (dy ditë para festës së Kurban Bajramit)
QSA e dëshmuar për kualitetin e menaxhimit të projektit të Kurban Bajramit
QSA – mundësi për një kurban sa më kualitativ!