Sulmohet fizikisht kryetari i komunës nga rradhët e BDI-së

Hazbi Idrizi kryetari i komunës së Bogovinës – Tetovë nga rradhët e BDI-së është sulmuar fizikisht nga banorët e Bogovinës mëson portali Shqipmedia.

Sipas burimeve të portalit tonë kryetari i komunës është sulmuar fizikisht nga disa banorë të fshatit ndërsa si shkak mendohet të jetë keqpërdorimet që po bëhen nga kjo komunë. Rrahja ka ndodhur javën e kaluar mu pranë ambienteve të komunës dhe siç na njofton burimi ynë edhe kryetari i komunës Idrizi i është kundërvënë sulmit fizik.

Ky rast nuk është paraqitur në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tetovë./Shqipmedia

Artikulli paraprakShovinizëm dhe sadizëm sllavomaqedonas ndaj shqiptarëve!
Artikulli vijuesEkskluzive: Mirsadi në mesazhin e fundit e ka quajtur Ahmetin “vrastar” (FOTO)