Siri, sulmohet pallati i Asadit

Të paktën tre predha mortaje goditën qendrën e Damaskut, pikërisht në vendin ku pushteti i Presidentit Bashar Asadit e ka selinë. Televizioni pro-qeveritar Al-Ikhbariya tha se predhat sulmuan rrethinën e pallatit Muhajireen Tishreen Palace, një nga tre pallatet që Assadi i përdor në kryeqytet.

Aktivistët gjithashtu raportuan se predhat goditën agjencitë e sigurisë shtetërore në el-Barakmeh dhe në afërsi të Ministrisë së Arsimit të Lartë në rrethin Mazzeh.
Së paku 26 njerëz vdiqën në luftimet në Damask dhe rrethinat e saj, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Gjithashtu të hënën, avionët luftarakë të Asadit kanë goditur objektiva pranë qytetit të Arsal, në afërsi me Libanin. Të dy vendet ndajnë një kufi poroz, prandaj ishte e paqartë nëse granatimet ndodhur brenda Libanit. Sulmet erdhën vetëm disa ditë pasi Damasku ka paralajmëruar Bejrutin për të ndaluar militantët që të kalojnë kufirin për të luftuar përkrah kryengritësve.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakFinancat tronditën nga Qipro
Artikulli vijuesPresidenti i Pakistanit: Egjipti “të ndihmojë fundin e konfliktit” në Siri