Duke e bindur vazhdimisht fëmijën tuaj të kuptojë se sjellja agresive nuk e privon atë dhe duke i treguar atij mënyra tjera për të shprehur ndjenjat e tij, ju mund ta ndihmoni të kontrollojë veten dhe të mësojë të luaj së bashku me të tjerët.
Çfarë mund të bëni për agresionin
Mundohuni të përgjigjeni menjëherë kur ta shihni fëmijën tuaj agresiv.
Gjithashtu, është mirë ta kuptojë menjëherë se është duke bërë diçka të gabuar.
Largojeni nga situata për një kohë të shkurtër – për një 2-vjeçar, madje disa sekonda mund të mjaftojnë. Ideja është që ai të lidhë sjelljen e tij me pasojat dhe të kuptoj se nëse godet apo kafshon, ai do të humbas argëtimin.
Ndiqeni. Nëse 2-vjeçari juaj merr topin në qendër të sallës sportive dhe menjëherë fillon ti gjuaj fëmijët tjerë, nxirreni jashtë.
Uluni bashkë me të dhe shikoni fëmijët e tjerë duke luajtur, duke i shpjeguar se ai mund të kthehet në lojë, kur është gati të argëtohet pa i lënduar të tjerët.
Pa marrë parasysh se sa i zemëruar jeni me të, mos tentoni t’i bërtisni, ta goditni, apo t’i thoni fëmijës tuaj se është i keq.
Në vend që të ndryshoni sjelljen e tij, thjesht mësojeni se agresioni verbal dhe fizik janë rruga për tu larguar, kur ai është i çmendur.
Në vend të kësaj, dëshmoni se ju mund ta kontrolloni durimin tuaj, që mund të jetë hapi i parë për ta ndihmuar edhe atë ta kontrollojë durimin e tij.
Përmbajuni planit. Sa më shumë të jetë e mundur, përgjigjuni akteve agresive në të njëjtën mënyrë çdo herë.
Sa më i vendosur të jeni (“Mirë, Billy e kafshove përsëri – kjo do të thotë një tjetër dënim”), aq më shpejt do të krijoni një rregull që fëmija juaj vjen duke e kuptuar se duhet të durojë.
Edhe nëse bën diçka që ju ofendon në publik, qëndroni në planin e lojës.
Shumica e prindërve e kuptojnë situatën tuaj – në fund të fundit, ne kemi qenë të gjithë në të njëjtën situatë më parë.
Nëse njerëzit shtangen, hedhni koment ironik si, “Mos e lazdroni 2-vjeçarin?” dhe pastaj e trajtoni episodin ashtu siç ju përshtatet juve.
Tregoni dhe bisedoni. Pasi të keni tërhequr fëmijën tuaj mënjanë, prisni deri sa ai të qetësohet pak dhe pastaj me qetësi dhe ngadalë e shqyrtoni çka ka ndodhë.
E pyetni nëse mund të shpjegojë se çfarë shkaktoi shpërthimin e tij. (“Jordan, çka të shtyu të sillesh si i çmendur ndaj Skot?”)
Shpjegoni se është krejtësisht e natyrshme të zemërohet ndonjëherë, por nuk është në rregull të godasë apo kafshojë.
Inkurajoni 2-vjeçarin tuaj që të gjejë një mënyrë më të mirë për të shprehur se sa i zemëruar është.