Radio Vatikani raporton se Nënë Tereza mund të shenjtërohet në Kalkutë të Indisë.
Konferenca e peshkopëve të Indisë i ka dërguar një letër Papa Françeskut, duke u lutur që shenjtërimi i saj të bëhet në qytetin verior të Indisë, të populluar nga miliona njerëz.
Letra vjen pasi Vatikani ka marrë vendimin për shenjtërimin e shqiptares.
Peshkopët e Indisë i luten Papës që të udhëtojë vitin tjetër në Kalkutë për ceremoninë e shenjtërimit.
Nënë Tereza ka jetuar dhe punuar për dekada në Kalkutë.
Nëse Papa e pranon këtë dëshirë, ky do ishte i pari shenjtërim në tokën indiane.