Kompania e industrisë turke të mbrojtjes, “Roketsan”, ka zhvilluar një sistem raketash antitank të quajtur “Mizrak-U”, që do të instalohet në helikopterët luftarakë “ATAK”.
Sistemi në fjalë kaloi me sukses nga testi i parë.
Raketa Mizrak-U, një prodhim krejtësisht kombëtar i Turqisë, ka një rreze veprimi prej 8 kilometrash.
Ky sistem është tepër i aftë për shpimin e blindës dhe do të përdoret kundër tankeve kryesore në betejë.
Për testim, sistemi Mizrak-U iu montua helikopterëve Super Kobra (AH-1 SuperCobra) dhe goditi objektivin në një distancë prej 3.500 metrash.
Faktikisht ky sistem raketor do të instalohet në helikopterët gjuajtës ATAK, që janë projektuar dhe prodhuar nga inxhinierët turq.
Prodhimi në seri i raketës Mizrak-U, e cila ngjalli interes të lartë në tregun ndërkombëtar, do të fillojë në vitin 2015./trt/kohaislame