Rama: E patolerushme, fjala shqiptar e terrorist u bënë bashkë

Kryeministri i vendit Edi Rama i pranishëm gjatë ditës së dytë të ministerialit rajonal për ekstremizmin e dhunshëm u shpreh se rajoni i Ballkanit është një nga më të rrezikuarit nga terrorizmi, dhe se asnjë shtet nuk mund ta luftojë i vetëm këtë fenomen mjaft të rrezikshëm, por nevojitet bashkëpunim rajonal.
Duke ju referuar ngjarjeve në Kumanovë, Rama e cilësoi atë një tragjedi ku përzierja e fjalës shqiptar me terrorizëm është një përpjekje e rrezikshme për t’i dhënë terrorizmit prapashtesë etnike dhe parashtesë diskriminuese duke ngatërruar terrorizmin me demokracinë.
 
“Fatkeqësisht, në Kumanovë, fjala terrorizëm dhe shqiptar u bënë bashkë. Iu dha terrorizmit një prapashtesë etnike dhe kjo është e papranueshme, për ne dhe për vetë interesin e Maqedonisë.
 
Autoritetet maqedonase duhet ta kenë të qartë që shqiptarët kanë qenë dhe janë një faktor i rëndësishëm shtetformues në Maqedoni. Nuk duhet përzier termi terrorist në trajtimin e çështjeve që nuk kanë të bëjnë me terrorizmin, por demokracinë”, theksoi Rama. 
Artikulli paraprakVandalizohen trembëdhjetë varre muslimane në Zvicër
Artikulli vijuesShitblerja e spermës dhe qelizave në Kosovë filloi në “Global Hospital”