Ka përfunduar rreth orës 17:40 takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, i mbajtur në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.
Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë e gjysmë dhe në përfundim të tij, në dalje nga ambjentet e Kryesisë, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi atë që është diskutuar.
Kryeministri Rama ka marrë pjesë në këtë takim sapo është kthyer nga vizita disaditore në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjithësesi, vlen të theksohet se takimi është zhvilluar në një kohë kur debati politik është i dominuar nga çështja e CEZ, për të cilën të gjitha palët akuzojnë njëra-tjetrën për përfshirje në afera korruptive.