Nuk kanë të ndalur reagimet në internet për vizitën e Ali Ahmetit në Athinë. Këtë herë analisti politik Ramadan Ramadani ka goditur fortë Ali Ahmetin, njofton Telegrafi.Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar ‘Koreja Veriore e lansoi bombën me hidrogjen, Maqedonia veriore e dërgoi BDI-në në Athinë.’
Gjithashtu ai ka shkruar ‘Fjalëve “hidhja” dhe “futja” u shtohet edhe fjala “dridhe”’ duke ju referuar analizës së Zhurnal me analistët politik me titull ‘Analistët: Ahmeti do ta dridhë Greqinë’ dhe ‘bombave’ ku dëgjohet Ali Ahmeti duke thënë ‘futja’ dhe ‘hidhja’./Telegrafi/