Në pjesën e dytë të emisionit “Rruga e re” në Televizionin SHENJA, u bisedua për atë nëse duhet të kyçen edhe organizatat joqeveritare në bisedimet për zgjedhjen e krizës. Të ftuarit ishin të një zëri se edhe OJQ-të duhet të jenë pjesë e bisedimeve, pasi nuk mundet që vetë shkaktarët e problemeve, të jetë ata që duhet të zgjidhin krizën.
Ndërkohë, duke folur për protestën e 9 majit, ditës së Evropës, që organizohet nga Këshilli Opozitar, Ramadani tha se kjo do t’i ngjan Ukrainës, në konotacionin pozitiv, pasi në kohën kur në Evropë kishte një euroskepticizëm, Ukraina tregoi se njerëzit jashtë Unionin Evropian, kanë më shumë besim në këtë union, më shumë se vetë evropianët.
Ramadani gjithashtu tha se nuk beson se BDI do të kundërshtojë VMRO-në në vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve, duke cituar funksionarët e lartë të partisë shqiptare të cilët patën thënë se kanë bashkëpunim kualitativ me VMRO-në. Ramadani tha se gjithçka është e mundshme, dhe se kjo qeveri mund të vazhdojë të funksionojë deri në fund të vitit. /SHENJA/