Partitë opozitare shqiptare duhet të prononcohen për protestat e sotme, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për shumë shkaqe:
1) Sepse është çështje politike
2) Sepse bëhet fjalë edhe për të drejtën zgjedhore, ku ata do marrin pjesë dhe nëse ka mundësi të amnistisë ndaj votëvjedhësve mu këto parti do jenë të dëmtuarat
3) Sepse gjithë gjykatësit kushtetues shqiptarë në këtë rast janë kundër, dhe atyre dyve duhet dhënë përkrahje edhe etnike përveç politike. Kjo pasi, në këtë rast, kur dikush dëshiron që më numër të votave të përcaktojë të “vërtetën”, siç është rasti në Gjykatë Kushtetuese, atëherë vota problematizohet edhe në aspekt të legjitimitetit etnik. Sikur në këtë rast kur gjithë përfaqësuesit e një etnie, shqiptarët Ismail Dardhishta dhe Gëzime Starova, janë në të njëjtën anë: Kundër mundësisë që ndonjëherë ndonjë kryetar shteti, të mund të falë kriminelë lufte, votëvjedhës ose pedofilë!